Thaçi: “Shpresoj se javët dhe muajt e ardhshëm do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi”

1

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë me gazetarë nga Brukseli duke thënë se nga dje Kosova frymon më lirshëm pas konfirmimit zyrtar të presidentit amerikan, Donald Trump.

“SHBA-të janë të interesuara për suksesin e Kosovës”, tha ai duke shtuar se edhe Bashkimi Evropian është i interesuar për procesin e arritjes së një marrëveshje historike Kosovë-Serbi.

“Shpresoj se javët dhe muajt e ardhshëm do të gjendet zgjidhja finale e marrëveshjes Kosovë-Serbi që nënkupton njohje reciproke, që nënkupton një marrëveshje të gjithanashme”, tha ai.

Presidenti Thaçi po qëndron në Bruksel me ftesë të shefës për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini,e cila  organizon sot një takim joformal me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në këtë takim do të diskutohet për situatën në rajon, arritjet gjatë vitit 2018, si dhe planet për vitin e ardhshëm. Po ashtu, në këtë takim do të marrë pjesë edhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit mes dy shteteve. Pos Thaçit e Vuçiqit, në takim do të jenë të pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiq. Rtklive

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here