Thaçi reagon rreth dëmtimit të varrezave katolike në Dedaj

0

Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka reaguar sot në lidhje me dëmtimin e varrezave të shqiptarëve të besimit katolik në Dedaj-Romajë të Hasit.

“Me indinjatë te thellë mora lajmin për rrënimin e varrezave në Dedaj – Romajë të Hasit. Ky sulm i varrezave katolike është akt barbar mbi një vlerë universale njerëzore, që tradicionalisht është respektuar në vendin tonë.”ka theksuar ai.

“Duke shprehur keqardhje dhe duke u solidarizuar me banorët e Dedajve në Romajë, jam i bindur që nuk ka forcë që mund të mbjell përçarje mes qytetarëve të Kosovës, që shquhen për tolerancë fetare, respekt të ndërsjellë dhe harmoni religjionesh. HTH”, ka përmbyllur reagimin e tij Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here