Thaçi: Pushteti fitohet me vota, jo me thirrje të ISIS-it

0

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi thotë se partitë politike duhet t’i kthehen dialogut. Në një intervistë për RTK’në ai ka thënë se pushteti merret me vota e jo me thirrje të ISIS-it.

“Është momenti që të ketë dialog të gjithë spektrit politik. Në asnjë rrethanë të mos merren si pretekste çështjet jorelevante për trazira dhe për djegien e institucioneve të vendit. Vlerësoj se Presidentja Jahjaga ka bërë hapin konkret me formimn e komisionit ndërkombëtar për demarkacionin, ku do të ketë edhe ekspertë vendorë, do të ishte mirë të kishte ekspertë edhe nga radhët e opozitës. Ne duhet të mësohemi të rrespektohen mandatet kushtetuese dhe ligjore, të respektohet vota e qytetarit, të kuptojnë të gjithë se në pushtet vihet vetëm nëpërmjet votës së qyttearit, e jo nëpërmjet thirrjeve të ISIS’it, apo me flamuj të ISIS-it. Vlerësoj se kjo nuk e nderon Kosovën dhe e cenon rendin tonë”, ka theksuar Thaçi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here