Thaçi: Pjesëmarrja e Dacicit në Prishtinë njohje për Kosovën

0

Në një intervistë për gazetën sllovene, “Dello“, gjatë vizitës së tij zyrtare në shtetin slloven, Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ka folur edhe për dialogun dhe fillimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se në konferencën ministeriale të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur së fundi në Prishtinë, morën pjesë të gjithë ministrat e jashtëm dhe të transportit të shteteve të rajonit dhe për herë zyrtarisht edhe Serbia dërgoi ministrin e jashtëm dhe atë të transportit, duke shtuar se kjo është një shenjë e mirë që Serbia ka filluar të njohë realitetin e një Kosovë të pavarur me të cilën ka nevojë të bëhen shkëmbime zyrtare dhe interaksion diplomatik.

Në këtë konferencë, që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit të nisur nga kancelarja gjermane Angela Merkel, palët u pajtuan për ndërtimin e rrjetit thelbësor ndërlidhës infrastrukturor të infrastrukturës, të rrugëve dhe hekurudhave që lidhin shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe që rrisin shkëmbimet tregtare e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave.

Thaçi nënvizoi se Marrëveshja e Brukselit i ka dhënë fund një herë e përgjithmonë ëndrrës së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Marrëveshja e Brukselit edhe de jure edhe de facto thirret në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe tanimë ka siguruar përfshirje të serbeve të veriut në Kuvend dhe Qeveri në Prishtinë.

Ai shtoi se Veriu ka qenë pa polici kosovare për vite të tëra, ndërsa tani atje ka dogana dhe polici të Kosovës dhe kuvende komunale që janë zgjedhur me ligje të Kosovës dhe se shumë shpejt do të hapen edhe gjykatat e Kosovës për t’u rrumbullakësuar integrimi ligjor i kësaj pjese të vendit në sistemin juridik të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Thaçi vuri në pah se Marrëveshja e Brukselit ka qenë historike sepse ka mundësuar nisjen e procesin e normalizimit të marrëdhënieve fqinjësore Kosovës dhe Serbisë dhe Kosovës dhe se ka jetësuar shpërbërjen e mbrojtjes civile në veri të Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here