Thaçi: “Përcolla ngushëllimet e Kosovës për mbretin Abdullah”

0

PRISHTINË, 25 JANAR – Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtën i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi po merr pjesë në ceremonitë e ngushëllimeve për vdekjen e Mbretit Abdullah në Arabinë Saudite. “Liderë botërorë ishin në Rijad, ku isha prezent edhe unë në emër të popullit të Kosovës për ta nderuar mbretin e ndjerë Abdullah. I shpreha Mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud ngushëllimet më të sinqerta të shtetit të Kosovës dhe popullit të Kosovës për vdekjen e njërit prej burrështetasve më të mëdhenj të botës arabe”, është shprehur Thaçi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook. “Mbreti i ndjerë Abdullah morri vendimin e hershëm për njohjen e Kosovës por ka ndihmuar shumë edhe në lobimin për njohje në Gjirin Persik dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islamik”, ka shtuar ai. “Kosova në vecanti por edhe bota më e gjërë shqiptare ka respekt për Shtëpinë Saud dhe ndihmën e madhe që ka ofruar për shtetet tona”, ka përmbyllur njoftimin e shkurtër zv.kryeministri Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here