Thaçi: Pas organizatës “Syri i Popullit” qëndrojnë Kurti, Konjufca e Ramabaja

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se prapa organizatës “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti, Sabri Ramabaja dhe Glauk Konjufca.

Ai këto komente i ka bërë në seancën gjyqësore ndaj rastit “Syri i Popullit”, ku është ftuar si dëshmitarë.

” Më herët kam pasur indikacione prej autoriteteve që prej nxitësve të miqve të Kosovës që kanë ardhur prej Serbisë ka pasur kanosje. Kanosje e vërtetë ka qenë prej organizatës “Syri i popullit”. Jam informuar prej autoriteteve shtetërore, prej mekanizmave, ditë më parë para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasit. E kemi përjetu rëndë unë edhe familja ime. Po unë e njoh Sadri Ramabajën. Nuk e njoh Murat Jasharin, por kam dëgju për të. Mbrapa kësaj organizate qëndrojnë Sadria, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Për mua nuk ka qenë shqetësuese vlerësimi por kërcënimi dhe paralajmërimi për vrasje. Janë fjalë që i kam dëgjuar me veshët e mi, nga Glauk Konjurfca në një seancë në kuvend, që këta njerëz duhet me i vra, dhe pastaj ka ndodhur rasti”, ka thënë Thaçi.

Derisa kameramanët nuk po lejohen të xhirojnë, gazetarët po kërkojnë aktvendimin me shkrim. Ndërsa, gjyqtarja ka thënë se nuk e ka.

Gjatë ditës kanë dëshmuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe deputeti i VV-së, Faton Topalli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli , i cili gjendej në listën e organizatës “Syri i Popullit”, ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore, me ç’rast e ka pyetur të akuzuarin Murat Jasharin se pse e ka futur në listë.

Veseli ka akuzuar Jasharin se në bashkëpunim me një rumune ka dashur ta vras bashkëluftëtarin e vëllait.

“Marre për ty. Ke shku me rumune. Marre. Për me vra bashkëluftëtarin e vëllait”, i ka thënë Veseli – Jasharit, për të cilin ka kërkuar dënim meritor, pasi nëse njerëz të tillë janë të lirë mund të kemi viktima siç ndodhi dje në Istog.

Derisa seanca po vazhdon, avokati Ramiz Krasniqi, tha se do të paraqes kallxim penal ndaj sjelljeve të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ndërkohë, i pranishëm për dëshmi ishte edhe Hajredin Kuçi.

“Nuk jam kanosur nga asnjë person ndonjëherë. Kam dëgju nga organet e drejtësisë për organizatën “Syri i Popullit”, pas atentatit të avokatit Azem Vllasi. Sadri Ramabajën e njoh, e kam student në master dhe të njëjtën kohë anëtar i komisionit dhe asnjëherë nuk kemi pasur telashe të tjera”, tha ai.

Kurse, i akuzuari Sadri Ramabaja ka thënë se janë miq me Kuçin.

“Ne kemi qenë miq, kemi shkëmbyer teori, po të kisha qenë në dijeni që është në listë, nuk do të isha shoqëruar. Ky më njeh më së miri se më ka pas student”, tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here