Thaçi: Nuk do të ketë zgjerim të koalicionit, as zgjedhje të reja

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, ka thënë se bllokada parlamentare është e paarsyeshme dhe se parlamenti nuk është vendi ku duhet të tregohen kushte

Thaçi në një intervistë për TV21 ka thënë se nuk do të ketë zgjerim të koalicionit dhe as zgjedhje të reja.

“Vlerësoj se është puna që më së paku i është dashur Kosovës, është e panevojshme e paqëlluar. Jo e menduar dhe studiuar mirë nga ata që po pengojnë punën e Kuvendit të Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka thënë se puna e Kuvendit nuk do të mund të pengohet pafundësisht dhe se institucionet do të vazhdojnë punën normale.

“Puna në Kuvend nuk mund të pengohet. Do të vazhdojë puna e rregullt e institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here