Thaçi niset për në Nju Jork për të raportuar në Këshillin e Sigurimit

0

Zëvendëskryeministri dhe njëherazi ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, është nisur këtë të hënë për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në seancën e këtij institucioni ndërkombëtar do të prezantohet dhe diskutohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme, zv.kryeministri Thaçi, para përfaqësuesve të vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit, do të prezantojë arritjet në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe do të shpalosë reformat e ndërmarra nga Kosova në tremujorin e fundit. Thaçi do të flasë edhe për rolin e Republikës së Kosovës për qëndrueshmërinë e rajonit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here