Thaçi në OKB: Si komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës garantojë se ajo është ushtri e paqes

0

Presidenti i Republikës së Kosovës HashimThaçi ka falënderuar KS të OKB-së për rolin e tyre gjatë kohës më të vështirë të Kosovës kur u bën zëri i qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se asgjë e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në Kosovë javën e kaluar.

“Ishte një vendim krejt normal, gabimi i vetëm ishte se kemi pritur 5 vite.”, tha ai.

“Është vendim i vonuar  e jo gabuar, gabuam sepse pritëm ata që nuk deshën të kuptojnë 5 vite. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu, asgjë në kundërshtim me Rezolutën 1244 as me Pakon e Ahtisarit e asnjë dokument tjetër”, ka tëhequr vërejtjen presidenti i Republikës së Kosovës.  

“I zemëruar me vendimin tonë është vetëm shteti i Serbisë, jo qytetarët serbë të Kosovës. Si komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës ju garantojë se Ushtria e Kosovës është ushtri e paqes, ushtri që nuk është kundër askujt, që ka mbi 10 përqind pjesëtarë të pakicave”, ka vënë në pah Thaçi.

Ai ka tërhequr vëmendjen se shumë serbë janë sulmuar vetëm sepse e kishin veshur uniformën e ushtrisë e policisë së Kosovës.

“Problemi i Serbisë, është shteti i Kosovës, ekzistenca e tij e jo Ushtria e Kosovës”, ka theksuar Thaçi, duke e quajtur fushatë të ndyrë fushatën e Serbisë, kundër pranimit të Kosovës në INTERPOL.

“Unë ndjej sinqerisht keqardhje për sjelljet e Serbisë të cilat kanë nxitur reagimin e drejt të Kosovës përmes vendosjes së taksave në mallërat serbe, të cilat shpresoj se do të evitohen në një të ardhme të afërtë,për çka po bisedohet me BE-në”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Ai ka tërhequr vëmendjen e diplomatëve botëror se dy dekada më heret ka qenë i veshur në uniformë duke luftuar regjimin e Millosheviqit, ndërkaq tani si president i vendit tha se përpiqet për një të ardhme të paqes që synon ta arrijë përmes një marrëveshjeje paqësore me Serbinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here