Thaçi në KS: Kosova dënon incidentet në Kumanovë dhe përkrah Maqedoninë stabile

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po flet në Këshillin e Sigurimit e cila për temë ka situatën në Kosovë.

Thaçi në filli uroi 70 vjetorin e themelim të Kombeve të Bashkuar dhe përkujtoi se Kosova tashmë është njohur nga më shumë se 100 shtete që e përbëjnë këtë organizëm. Shefi i diplomacisë së Kosovës e quajti të suksesshëm administrim e KB-së në Kosovës njëri nga shtetet më të sigurta në rajon.Thaçi foli për gjendjen ekonomik të vendit dhe përkujtoi, siç tha ai, të arriturat ekonomike në vend .

Ai tregoi edhe për fluksin e madh të qytetarëve të Kosovës të cilët kanë kërkuar një jetë më të mirë në Perëndim. Ai tha se është i pakënaqur me sjelljen e shtetit serb, sidomos me veprimet e policëve serbë të cilët kanë marrë ryshfet për të lejuar dhe lehtësuar emigrimin e qytetarëve të Kosovës.

Thaçi lavdëroi marrëveshjen me Listën serbe dhe kthimin e këtij subjekti politik në institucionet e Kosovës.

Thaçi në vazhdim bëri një pasqyrë të zhvillimeve politike në vend sh shtoi se Kosova në marrëdhëniet me Serbinë dëshiron të ndjekë shembullin e Francës dhe të Gjermanisë.

Thaçi foli edhe për ngjarje në Maqedoni, incidentet nëm Kumanovë dhe tha se Qeveria e Kosovës e dënon këtë dhunë dhe njëkohësisht se ajo është për një Maqedoni stabile e të qëndrueshme multietnike. Shefi i diplomacisë së Kosovës tha se me Maqedoninë nuk ka konteste kufitare, se me të është bërë demarkacioni pa e zhvilluar asnjë gjyqi ndërkombëtar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here