Thaçi kujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën si dhe Kadri Zekën

0

Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka kujtuar në përvjetori e vrasjes veprimtarët Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

“Nesër bëhen 34 vjet nga vrasja e tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Gjermani, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Këta veprimtarë ishin në fazën kulmore të unifikimit dhe bashkërendimit të politikës së grupeve atdhetare që vepronin kundër sundimit jugosllav, si jashtë, ashtu edhe brenda Kosovës.

Rënia e tyre ishte goditje e lëvizjes kombëtare të kohës, por njëkohësisht edhe rritje e vendosmërisë për breza të tërë në rrugën drejt lirisë dhe çlirimit të Kosovës. HTH”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here