Thaçi, kryeministrit slloven: BE nuk duhet të vonohet me Kosovën

0

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përmbyllur vizitën zyrtare në Slloveni me takimin me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar. Thaçi dhe Cerar kanë diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në perspektivën evropiane të rajonit. Zëvendëskryeministri Thaçi ka kërkuar që marrëdhëniet e shkëlqyera nga rrafshi politik të zgjerohen edhe në sferën e ekonomisë dhe i ka inkurajuar investitorët sllovenë që të investojnë në Kosovë.
“Sllovenia është ndër investitorët më të mëdhenj në Kosovë, me rreth 250 kompani sllovene prezente në Kosovë që kanë hapur rreth 2000 vende pune, me storie suksesi si IPKO dhe NLB. Kosova ka potenciale të pashfrytëzuara dhe Sllovenia ka përvojën dhe mundësitë për të bashkëpunuar ekonomikisht me Kosovën”, është shprehur Thaçi.
Zëvendëskryeministri Thaçi ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk duhet të vonohet me Kosovën dhe se është e rëndësishme që BE-ja të hapë dyert për Kosovën dhe rajonin.
Kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, është shprehur se Sllovenia mbështetë perspektivën evropiane të tërë rajonit dhe se do të avokojë që BE-ja të jetë edhe më aktive në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri i Sllovenisë, Cerar, sikur edhe presidenti Pahor, sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme e Kosovës ndanë pikëpamje të njëjta me zëvendëskryeministrin Thaçi për zhvillimet në rajon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here