Thaçi: Kosova do ta kujtojë George H.W. Bush për vijën e kuqe ndaj Millosheviqit

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përcjellë ngushëllimet e tij për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush.

“Ngushëllimet më të sinqerta në emër të popullit të Kosovës për vdekjen e Presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush. SHBA dhe bota do ta kujtojnë si patriot të pashoq dhe shembull të përkushtimit për të punuar për fuqizimin e demokracisë botërore dhe përhapjen e vlerave të lirisë. Kosova dhe shqiptarët do ta kujtojnë si president të parë, që qysh në fillim të viteve ‘90 ia bëri shumë qartë regjimit të Milosheviqit, me Vërejtjen e Kërshëndellave, se Kosova është vijë e kuqe për SHBA. Bashkëndjejmë me familjen Bush dhe tërë popullin amerikan në këtë humbje të madhe”, është shprehur Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here