Thaçi konfirmon shkuarjen në Beograd

0

Hashim Thaçi ka konfirmuar shkuarjen në Beograd në konferencën për integrime evropiane të Ballkanit Perëndimor, thekson organizatori – Këshilli Rinor për Edukim.

Kjo OJQ me përkrahje të ambasadës britanike në Beograd nga 23 deri më 25 prill organizon konferencën “Integrimet Evropiane të Ballkanit Perëndimor: Bashkë mundemi më mirë”, në të cilën 20 oratorë do të diskutojnë për integrimet evropiane të vendeve në rajon.

Siç njoftohet në kumtesën që e përcjell B92, transmeton Koha.net, pjesëmarrjen në të, pos Thaçit, e kanë konfirmuar edhe zëvendësi i tij Petrit Selimi, sekretarja shtetërore për integrime evropiane të Maqedonisë, Ana Blazhevska, zëvendësdrejtorja e drejtorisë për integrime evropiane të BH-së Darja Ramlak, ministri këshilltar nga BH Sherif Mujkanoviq, ambasadorja e Maqedonisë në Beograd Vera Jovanovska-Tipko dhe ambasadori britanik Denis Kiff.

Këshilli Rinor për Edukim thekson se ftesën për të folur në konferencë e kanë marrë katër ministra të punëve të jashtme, nga Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Kosova, përfaqësuesit e delegacioneve të BE-së, ambasadat në Beograd dhe opinioni profesionist.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here