Thaçi këshillon deputeten e AAK-së të mos e përdor emrin e Ramushit për marketing politik

0

Zv.kryeministri njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim  Thaçi i ka sugjeruar deputetes së AAK-së, Donika Kadaj -Bujupi, që mos ta keqpërdorë emrin e Ramush Haradinajt për marketing si dhe i ka thënë që është i gatshëm për ballafaqim me të gjithë.

“Madje merre edhe krejt mëhallën me vete”, i ka thënë Thaçi, Kadajt-Bujupi.

Duke folur për demarkacionin Thaçi tha se i respekton të gjitha marrëveshjet, duke përfshirë edhe marrëveshjen e Kumanovës.

Për këtë të fundit Thaçi i ka thënë deputetes Kadaj-Bujupi që ta lexojë atë marrëveshje më mirë.

Deputetja Kadaj Bujupi ka kërkuar që interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi të shtyhet.

Sipas Kadajt-Bujupi interpelanca duhet të shtyhet deri në kthimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, që gjendet i ndaluar në Slloveni.

Kuvendi ndërkohë procedoi sipas rendit të ditës, të miratuar ditë më parë nga Kryesia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here