Thaçi i gëzohet tre pikëshit për Shqipërinë

0

Tre pikshi për Shqipërinë që gjykata e arbitrazhit sportive ia ndau kuq e zinjve e ka gëzuar edhe ministrin jashtëm Kosovar, Hashim Thaçi. “Fantastike! Gjithnjë më afër “Euro 2016”. Gëzuar Shqipëri! HTH”, ka shkruar ish-kryeministri në facebook. Para pak çastesh, CAS ka publikuar vendim e plotë ku i dha fitoren Shqipërisë 0-3 në ndeshjen e luajtur në tetor në Beograd. Kjo ndeshje ishte ndërprerë për shkak të dhunës që u shkaktua nga tifozët serb ndaj futbollistëve shqiptarë, pas shfaqjes së dronit me hartën e ‘Shqipërisë së Madhe”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here