Thaçi: Greva në arsim e papranueshme, dialogu SBASHK-Qeveri, çështje urgjente

0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili nga rivalët politik u akuzua si organizator i grevës së SBASHK-ut, ka thënë se greva në arsim është e papranueshme pasi që në këtë proces më së shumti po dëmtohen nxënësit dhe familjarët e tyre.

Thaçi këto komente i bëri në një lidhje direkte për Klan Kosova, duke u bërë thirrje Qeverisë dhe SBASHK-ut që të ulen dhe të zhvillojnë dialog social, në mënyrë që nxënësit t’i rikthehen mësimit si dhe mësimdhënësve t’u ruhet dinjiteti.

“Unë i kuptoj ata njerëz, kam punuar gjatë me ta. Ata janë njerëz të mirë dhe të kuptueshëm të cilët nuk duan ta cenojnë arsimin në Kosovë. Gjithashtu i kuptoj edhe vendimet e Qeverisë”.

“Ftesa ime është, le të fillon dialogu social. Përmes dialogut social gjendet vendimi më i drejtë i mundshëm në mënyrë që të vazhdojë mësimi, nxënësit të rikthehen në banka dhe të ruhet dinjiteti i mësimdhënësve kosovarë”.

“Kjo situatë është e patolerueshme, e papranueshme dhe unë ftoj autoritetet e Qeverisë dhe të sindikatave që të ulen dhe të diskutojnë”.

“Jam i bindur se do ta gjejnë zgjidhjen që të mos dëmtohen nxënësit, të mos dëmtohet ky proces i rëndësishëm edukativ”.

“Nga eksperienca ime kam mësuar se me ultimatum nuk mund të zgjidhet asgjë. Duhet vetëm dialogu social dhe pastaj gjendet zgjidhja”.

“Zgjidhja mes njerëzve të mirë mund të gjendet fare lehtë. Pa dialog nuk mund të gjendet ajo zgjidhje e cila është e pranueshme për të dyja palët”.

“Por çmimin më të madh po e paguajnë fëmijët dhe familjarët e tyre. Prandaj dialogu është çështje urgjente në mënyrë që të gjendet zgjidhja”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here