Thaçi: Eshtrat e Isa Boletinit do të varrosen në Vlorë më 10 qershor

0

Sot, në Tiranë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe përfaqësues të familjes së heroit Isa Boletini janë dakorduar që eshtrat e heroit Kombëtar Isa Boletini të varrosen në Vlorë, pranë varrit të Ismail Qemalit. Kështu ka njoftuar vet zv.kryeministri Hashim Thaçi.
“Isa Boletini është njëri nga bashkëthemeluesit e shtetit shqiptar”, ka përkujtuar ai.
“Ceremonia madhështore e varrimit, me pjesëmarrjen e institucioneve të dy vendeve dhe të bashkatdhetarëve tanë të të gjitha trojeve do të bëhet me 10 qershor, duke shprehur simbolikisht kontributin e Kosovës për pavarësinë e Shqipërisë”, ka bërë me dije Hashim Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here