Thaçi: Ekipi negociator më 8 janar në Bruksel, ndërsa unë për skijim në Brezovicë

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të punojnë për arritjen e një marrëveshjeje të balancuar me shtetin e Serbisë dhe në interes të paqes dhe stabilitetit.

Në takimin e fundit për këtë vit me gazetarë, Thaçi tha se do t’i mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, kurse, shtoi se ekipi negociator është pajtuar që më 8 janar të jetë në Bruksel, ndërsa, ai do të jetë për skijim në Brezovicë.

“Ne do të punojmë shumë seriozisht duke iu përgjigjur nevojave të vendit, qytetarëve dhe shtetit; për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse, që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia me një marrëveshje e balancuar”, ka thënë Thaçi. 

Delegacioni ka legjitimitetin qytetar, por do të ishte me interes të ketë përfshirje edhe më të gjerë.

“Ekipi negociator do ta ketë përkrahjen time të plotë dhe se Kosova është gati për dialog”, tha ai. 

Ndërsa, në lidhje me Gjykatën Speciale, Thaçi tha se Kosova nuk ka çfarë të fshehë.

Kurse, sa i përket çështjes së ushtrisë, Thaçi ka ripërsëritur se gabimi i vetëm është që Kosova është vonuar pesë vjet për themelimin e saj. Ai shtoi se gjatë këtyre viteve shpeshherë është ndier i vetmuar në kërkesën e tij për këtë çështje karshi ndërkombëtarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here