Thaçi e Rama, pajtohen: “2019 Viti i NATO-së”, hapja e kufirit, moment kulmor

0

Kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s në kuadër të 20 vjetorit të bombardimit të forcave ushtarake serbe, akt ky që çoi në çlirimin historik të Kosovës.

Rama gjithashtu shprehet se vendimi i qeverisë më 26 dhjetor, për të pasur dogana të përbashkëta me Kosovën, e cilësuar si hapje e kufirit, pasi  tashmë të gjithë shqiptarët që do të udhëtojnë në të dyja vendet, por edhe të huajtë, nuk do të përballen më me kontrollin e dyfishtë, do të jetë shënojë pikën kulminante në Vitin e NATO-s.

Edi Rama@ediramaal

🇽🇰
🇦🇱
👐

E përshëndes idenë e goditur të @HashimThaciRKS për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit “Shengen” në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here