Thaçi e mirëpret raportin e DASH-it rreth demarkacionit me Malin e Zi

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ministrisë së Jashtme, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me marrëveshjen për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Ky raport kredibil rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë, profesional, ligjor dhe kushtetues”, ka theksuar ai sot pasdite.

“Demarkacioni është bërë në bazë të vijave kufitare të caktuara nga Kushtetuta e vitit ‘74 dhe duke u mbështetur në dokumentin e presidentit Ahtisaari, mbi bazën e të cilit është shpallur edhe Pavarësia e Republikës së Kosovës”, ka specifikuar Thaçi.

“Ritheksoj që SHBA-të, pavarësinë tonë e kanë njohur në bazë të tërësisë territoriale dhe kufijve aktual të shtetit të Kosovës”, ka përmbyllur ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here