Thaçi e fton Putinin për vizitë në Prishtinë

0

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për “Ria Novosti”, e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin ta vizitojë Prishtinën, transmeton B 92.

Thaçi pohon se Rusia nuk është armike e Kosovës.

“E ftojë që të vije në Kosovë, me rëndësi është të ndërtojmë marrëdhënie të mira, të vendosim lidhje”, ka theksuar Thaçi. 

Siq ka theksuar Thaçi është shumë i inspiruar nga biseda direkte dhe korrekte të cilën e ka patur para dy muajsh në Paris me Putinin.

I pyetur nëse është i gatshëm ta pranojë përfshirjen eventuale të Rusisë në dialogun Prishtinë-Beograd, Thaçi ka theksuar se BE-ja e ka rolin udhëheqës në procesin e dialogut dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. 


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here