Thaçi e Daçiqi grinden për Jabllanoviqin në OKB

0

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq është bërë sebep që në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të përplasen ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.                                                                                 Ata kanë folur të premtën në seancën e KS për Kosovën ku është prezantuar raporti tremujor.                     Thaçi gjatë fjalës së tij ka thënë se shkarkimi i Jabllanoviçit  është bërë për shkak të sjelljes joprofesionale të Jabllanoviqit. Ai është shprehur se Serbia është duke jetuar ende në të kaluarën, ndërsa i bëri thirrje lidersahipit serb që të shikojnë kah e ardhmja dhe të angazhohen në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. “Muaji shkurt sjell përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Kosovës dhe shtatëvjetori e gjen Kosovën si shtet më të konsoliduar brenda dhe jashtë”, ka thënë Thaçi. Ai ka treguar se pret që dialogu me Serbinë të vazhdojë, ndërsa bëri thirrje për trysni ndërkombëtare ndaj Serbisë që t’i respektojë marrëveshjet e arritura deri më tani. “Dialogu politik ka pritur themelimin e qeverive të reja, njëherë në Serbi e pastaj në Kosovë por dialogu teknik ka vazhduar”, ka theksuar Thaçi “Shprehim shqetësimin tonë për tendencat e Serbisë për t’i shtyrë dhe vonuar zbatimin e marrëveshjeve”, tha Thaçi. Shefi i diplomacisë kosovare u shpreh i shqetësuar me të gjeturat e raportit të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd i cili e bën përgjegjës shefin aktual të ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq për një numër vrasjesh në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. “Ftoj lidershipin serb të gjej forcë dhe të përballet me të kaluarën”, ka thënë Thaçi. Ai ka akuzuar qeverinë e Serbisë për instalim të strukturave paralele nëpër komunat me shumicë serbe.

Ndërsa ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, është ndalur te incidenti i 6 janarit në Gjakovë në të cilin shqiptarët penguan serbët të shkojnë në kishën ortodokse të qyteti, në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse. “I vetmi ministër që e ka dënuar këtë incident ka qenë Aleksandar Jabllanoviq dhe pas kësaj ai e humbi vendin e punës”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, Qeveria serbe pret që fundi i vakumit politik në Kosovë të shënojë tani edhe vazhdimin e dialogut me qeverinë e re të Kosovës. “Serbia ka qenë e hapur në dialogun me Kosovën me qëllim të gjetjes praktike që do ta përmirësonte jetën e serbëve në Kosovë. Kjo nënkupton edhe përfaqësimin e serbëve ë Kosovës në qeverinë e Prishtinës”, ka thënë Daçiq. “Qeveria serbe ka përmbushur të gjitha obligimet që ka pasur nga marrëveshja e arritur në Bruksel në prill të vitit 2013”, u shpreh ai.
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në OKB ka thënë se Londra pret që qeveria e re e Kosovës të punojë më shumë në rritjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Duke folur për dialogun, përfaqësuesi britanikka theksuar se u dëshiron palëve sukses në takimin e radhës në Bruksel, të parashikuar të mbahet më 9 shkurt.
“Ky dialog është shumë i rëndësishëm për rrugëtimin e tyre drejt integrimit të të dy vendeve në BE”, tha diplomati britanik. Ai ka dënuar dhunën e shfaqur në protestat e fundit në Prishtinë për të cilat pati një apel për të dyja palët.
“Apelojmë që pozita dhe opozita të përmbahen nga dhuna”, ka thënë përfaqësuesi britanik në OKB.
Ambasadori rus në OKB, ka thënë se vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të përparojë nëse ky dialog nuk trajton, siç tha ai, çështjet kryesore në agjendë. E në këtë rast, ai e përmendi themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Diplomati rus u shpreh se dëshiron që UNMIK-u të jetë më aktiv në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here