Thaçi: Dhuna, pamje e tmerrshme për Kosovën në botë

0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ndaj, siç ka thënë ai, dhunës në Kuvend kur Lëvizja Vetëvendosje lëshoi gaz lotsjellës në momentin kur po votohej demarkacioni.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se dhuna është pamje e tmerrshme për Kosovën në botë.

“I ftoj deputetët që të vazhdojnë me punën e tyre, pavarësisht taktikave të rrezikshme të kundërshtarëve të liberalizimit të vizave. Demarkacioni duhet të kaloj sot. Kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie”, ka shkruar Thaçi.

“Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft i kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po e mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullneti i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here