Thaçi dhe Ahmeti dënojnë çdo kërcënim për paqen

0

Hashim Thaçi dhe Ali Ahmeti kanë dënuar çdo kërcënim për paqen në Ballkan.

Zv. kryeministri i Kosovës dhe kryetari i BDI-së janë takuar të hënën.

“Paraditen e kalova me mikun dhe bashkëpunëtorin tim të vjetër, Ali Ahmetin, kryetar i BDI-së dhe lider i shqiptarëve në Maqedoni. Me Aliun ishim bashkë në të gjitha betejat, dikur për të fituar barazinë për shqiptarët, sot për të ndërtuar paqe dhe stabilitet. U pajtuam se dy vendet tona kanë bashkëpunim shembullor, dënuam çdo kërcënim për paqen dhe përsëritëm se Marrëveshja e Ohrit, e garantuar nga bashkësia ndërkombëtare, është korniza më e mirë për shqiptarët në Maqedoni për të realizuar të drejtat e tyre”, ka shkruar Thaçi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here