Thaçi akuzon opozitën për djegien e makinës së gjyqtarit, thotë se pushteti nuk merret me dhunë

0

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka reaguar për djegien e veturës së Kryetarit të Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahuimit. Ai këtë e ka ndërlidhur me veprimet e fundit të opozitës në Kuvendin e Kosovës.

 

“E papranueshme djegia e veturës zyrtare të kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për ata që ia duan të mirën Kosovës. Ky është edhe një sulm tjetër kundër institucioneve të shtetit dhe presion mbi organet e pavarura të Republikës së Kosovës. Me këto veprime të kundërligjshme, grupe të caktuara të motivuara politikisht, po mundohen t’i frikësojnë bartësit e këtyre institucioneve dhe t’i destabilizojnë strukturat themelore shtetërore, politike e kushtetuese të Republikës së Kosovës. Këto veprime politike, që po e cenojnë rendin publik, janë vazhdimësi e veprimeve të atyre që po e cenojnë rendin kushtetues në Kuvendin e Kosovës. As shteti dhe as pushteti nuk fitohen dhe ndërtohen me dhunë, por me respektimin e vullnetit të popullit, me respektimin e ligjeve, me dialog, durim, punë dhe përkushtim! HTH”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here