Tetova vendin e pestë në botë për ndotjen e ambientit (foto)

0

Tetova, mos besoni po deshët, është qyteti më i ndotur edhe se kryeqyteti i Kinës, Pekini.

Metropoli kinez që ka 21.5 milionë banorë dhe miliona vizitorë gjatë ditës, dhe po kështu miliona makina, mijëra fabrika, biznese…, ka nivel më të ulët të ndotjes së ajrit se Tetova, që numëron 200 mijë banorë.

Sipas faqes Numbeo, e cila rendit orë pas ore qytetet nga mbarë bota sipas indeksit të ndotjes, Tetova rezulton e pesta në botë.

Renditja në këtë pozitë është bërë mëngjesin e sotëm, ndërsa vetëm një natë më parë, qyteti me shumicë shqiptare renditej i dyti në botë, fill pas qytetit Akra të Ganës.

Ndërsa Tetova është e pesta, qytetet kineze si Ksian, Shenjang, Pekin renditen më poshtë, edhe pse nuk kanë të krahasuar me një qytet të vogël siç është Tetova, as në numër popullsie dhe as në zhvillim industrial.

Shkupi, ndërkaq, renditet në pozitën 24 dhe rezulton të jetë më i ndotur se Shangai, Teherani dhe Meksikoja.

Nuran111-600x330

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here