Tetë nga protestuesit janë ndaluar në polici

0

PRISHTINË, 25 –JANAR – Policia e Kosovës ka bërë me dije sot se 8 nga të shoqëruarit në polici një ditë më parë, janë dërguar në mbajtje, ndërkaq të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit. Të premten janë arrestuar 22 të protestuesë pasi që ata pas përfundimit të protestës së organizuar nga Lëvizja VV dhe Shoqata” Thirrjet e Nënave” kanë filluar të hedhin gurë dhe mjete të forta në drejtim të policisë, objektit të qeverisë dhe lokaleve përreth. Si pasojë e këtyre sjelljeve janë lënduar disa zyrtarë policor dhe 4 qytetarë, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here