Testi “racist” i një televizioni

0

Televizioni gjerman WDR ka bërë pak kohë më parë një eksperiment interesant për të testuar se sa dashamirës të të huajve janë gjermanët.

Në një autobus të linjave të qytetit Augsburg (Bavari) në rreshtat e parë kanë vendosur mbishkrimin provokues: “Këtu mund të ulen vetëm gjermanët”. Ndërkaq, në mbishkrimin tjetër kanë shkruar: “Të huajt dhe azilkërkuesit mund të shfrytëzojnë rreshtat e fundit”, shkruan “Augsburger allgemeine”. E gjithë kjo është bërë ashtu që të duket sikur mbishkrimet janë vendosur nga ndërmarrja e autobusëve.

Kamerat e fshehura kanë filmuar pastaj reagimet e udhëtarëve. E këto reagime kanë qenë herë herë nervoze, transmeton albinfo.ch. Udhëtarët gjermanë shpesh kanë grisur këto mbishkrime duke mos dashur t`i ballafaqojnë të huajt me përmbajtjen e tyre.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here