Testi me shkrim për kandidatët për Gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, më 8 maj

0

Në takimin e sotëm të Komisionit për shqyrtimin e kandidatëve për dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është bërë vlerësimi i përmbushjes së kushteve të parapara me ligj dhe Kushtetutë, i kandidatëve të nominuar për Gjykatën Kushtetuese.
Komisioni konstatoi se 15 të nominuarit: Emrush Kastrati, Rafet Haxhaj, Makifete Saliuka, Emine Mustafa, Hashim Çollaku, Ramadan Gashi, Veton Vula, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Musa Dragusha, Imer Berisha, Hava Ismaili, Gresa Cakaj – Nimani, Zef Prenrecaj dhe Remzije Istrefi – Peci, i plotësojnë kushtet formalo-juridike për të qenë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Në bazë të planit të veprimit, Komisioni vendosi që testi me shkrim i të nominuarve të mbahet me 8 maj 2015, ndërsa intervistimi i tyre me gojë do të bëhet më 13 maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here