Terroristët e “Al Shabab” vranë 147 persona në një universitet në Kenia

0

Bilanci i sulmit terroristë që ndodhi dje në Kenia është i tmerrshëm. Zyrtarët të këtij shteti kanë thënë se 147 veta, më mesin e të cilëve edhe 4 terrorist të grupit islamik “Al Shababa”, mbetën të vrarë pas sulmit në një universitet në lindje të Nairobit. Sipas “The Guardian”, shumica e vitimave janë vajza dhe gra rreth të njëzetave por ka mjaftë të vrarë edhe ushtarë e policë. Policia dhe disa nga të mbijetuarit kanë thënë se personat e armatosur hynë në kampusin e kolegjit universitar “Garissa” dhe filluan të qëllojnë mbi të gjithë pa dallim. Forcat e sigurimit rrethuan kampusin dhe u përleshën me militantët për 15 orë duke shpëtuar më shumë se 500 studentë të bllokuar nga dhuna. Ministri i brendshëm Joseph Nkaissery, tha se katër sulmuesit kishin mjete shpërthyese në trup dhe “shpërthyen si bomba” kur u qëlluan nga policia. Grupi militant somalez “Al-Shabab” e mori përgjegjësinë për sulmin duke thënë se ai ishte hakmarrje për trupat keniane që luftojnë në Somali.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here