Terror në familje, të maskuarit grabisin 10 mijë euro dhe lidhin familjen e biznesmenit

0

Një grabitje me dhunë është regjistruar mbrëmë në banesën e një biznesmeni transporti në Shkozet të Durrësit.

Paraprakisht deklarohet se tre persona të armatosur e të maskuar, pasi kanë ndjekur lëvizjet e një biznesmeni që ka aktivitet në fushën e transportit, i kanë zënë pritë pranë shtëpisë. Në çastin kur është kthyer me të birin në banesë nën kërcënimin e armës kanë hyrë në banesë dhe pasi i kanë lidhur u kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash që familja e kishte në banesë. Shuma e marrë është rreth 10 mijë euro.

Para se të largoheshin, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behët me dije.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here