Tërnava: ISIS nuk ka të bëjë asgjë me fenë islame  

0

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, duke folur për pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e ISIS-it dhe arrestimet e fundit të disa qytetarëve nën dyshimet për terrorizëm ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve të Kosovës përkrah ISIS-it e dëmton imazhin e shtetit tonë. Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga qytetarët mos të bien pre e njerëzve pa adresë, të cilët në emër të fesë janë duke i sjell terror njerëzimit. “Edhe me këtë rast, ftoj e apeloj te të rinjtë tanë, i ftoj qytetarët tanë mos të bien pre e njerëzve pa adresë, e njerëzve dhe grupeve që në emër të fesë i sjellin terror njëzimit”, ka thënë Tërnava.
Myftiu Tërnava ka thënë në një intervistë për numrin e sotëm të gazetës prishtinase “Epoka e re” se veprimet e ISIS-it nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë islame. “E ripërsëris atë që e thotë ‘Kurani’, atë që e ka thënë Pejgamberi dhe atë që e ka kultivuar ulemaja, se feja islame s’ka të bëjë me dhunën, terrorin e shkatërrimin. Feja islame është fe e paqes, respektit, dashurisë dhe mirëkuptimit. Sa i përket rrezikut nga elemente ekstreme, unë nuk kam të dhëna, mirëpo organet e sigurisë e kanë tërhequr vërejtjen se edhe vendi ynë mund të përballet me atakim nga grupet ekstreme, të cilat na shqetësojnë”, është shprehur myftiu Tërnava.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here