Tërmkolli e pyet Haradinajn “pse nuk e hetove SHIK-un kur ishe kryeministër, por tash nga opozita”

0

Melihate Tërmkolli, deputetja e votave të AAK-së dhe e ulëseve të LDK-së e ka arsyetuar sot në seancën e Kuvendit të Kosovës tërheqjen e nënshkrimiit për hetim parlamnetar ndaj SHIK-ut me atë se siq ka thënë ajo pa konsultimin e saj është bërë ndryshimi i formulimit. “Unë nuk jam njeri i punëve copa-copa. Nëse i hy një pune, ose dua ta kryej tamam, ose mos të hy hiç”, është arsyetuar ajo. “Jam betuar para zotit dhe para popullit që krejt jetën time do të ia kushtoj këtij vendi e këtij populli, deri sot e kam bërë e do ta bëjë përsëri. Nuk mund të punoj me njerëzit që veprojnë sipas ndryshimeve klimatike dhe për interesa personale Deri sot, nuk kam rrëshqitur kurrë, as nuk e kam ndërmend me rrëshqit në jetën politike e kombëtare”, ka folur në superlativ për veten e saj Melihate Tërmkolli. Në vazhdën e këtij arsyetimi ajo ka thënë se në fakt janë inicuesit e hetimit ata që janë tërhequr dhe është zotuar se më vonë do ta thotë arsyen e plotë të kësaj. Ajo e ka shtruar edhe një pyetje për shefin e saj të deridjeshëm partiak. “Pse në atë kohë, kur ka qenë kryeministër Ramush Haradinaj pse nuk e ka dërgu përpara çështjen e SHIK-ut, por tani që është në opozitë”, ka pyetur ajo, duke ia drejtuar pyetjen tjetër vëllaut të Ramushit. “Zotëri Daut Haradinaj, a ke ndonjë burim tjetër për organizatën fantome SIA, përveç gazetës serbe Svedok”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here