Tërmete në Shqipëri, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë e Maqedoni

0

PRISHTINË, 7 SHKURT – Shqipëria ka përjetuar disa tërmete gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm. Saktësisht në orën 02:56 siq ka raportuar “Shekulli” është ndjerë një tërmet i fuqishëm në Ballkanin Perëndimor, me epiqendër në Shqipëri. Tërmeti sipas këtij burimi është ndier në gjithë Shqipërinë, me epiqendër 64 kilometra në veriperëndim të Tiranës, saktësisht në Rrëshen, si dhe në të gjitha qytetet e Kosovës. Tërmeti ishte i 4.7 shkallës Rihter, ndërsa mësohet se është ndier edhe në Maqedoni, por me intensitet më të ulët. Pas tërmetit me magnitudë 4.7 të Rihteerit Shqipëria është goditur edhe nga dy termete, njëri me magnitudë 2.2 shkallë dhe tjetri me magnitudë 3.2 shkallë. Nuk është raportuar për ndonjë dëm nga tërmetet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here