“Tërmet” në Partinë e Drejtësisë së Ferid Aganit

0

Gëzim Kelmendi, deputet i Partisë Drejtësisë, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e partisë.

Kelmendi këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka zbuluar edhe arsyet e dorëheqjes.

Sipas Kelmendit deri te ky vendim ka ardhur shkaku i “tradhtisë dhe mashtrimit të vazhdueshëm të votuesve të PD-së, në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi”.

Së bashku me Kelmendin, dorëheqje ka dhënë edhe komplet dega e Pejës, Drenasit dhe ajo e Skenderajt.

Ky është statusi i plotë i Kelmendit:

Dorëheqje nga Partia e Drejtësisë,

Të nderuar qytetarë,ju njoftojmë se unë ,

Gëzim Kelmendi- nënkryetar i PD dhe Kryetar i degës së PD në Pejë,

Vehbi Berisha-anëtar i Kryesisë së PD ,

Myhedin Sylqa-anëtar i Kryesisë së PD,

Berat Dajaku-anëtar i Kryesisë së PD dhe Kryetar i degës së PD në Skënderaj,

Nasuf Gashi -Kryetar i degës së PD në Drenas,

dhe komplet degët:

1.Dega e PD në Pejë,

2.Dega e PD në Drenas,

3.Dega e PD në Skënderaj,

japim dorëheqjen ( largohemi) nga të gjitha funksionet në Partinë e Drejtësisë.

Arsyet e dorëheqjes tonë janë të shumta,por nuk janë të panjohura për ju.

Tradhëtia dhe mashtrimi i vazhdueshëm i votuesve të PD në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi,lakmia dhe uria për pushtet,shkelja e parimeve për interesa përsonale dhe për përfitime të ndryshme nga ana e Partisë së Drejtësisë,na bëjnë neve që të largohemi nga Partia e Drejtësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here