Tenton që me 50 euro ta shfuqizojë ndalesën e hyrjes në Kosovë, arrestohet

0

Më datën 06.04.2021 në orën 17:48 , në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK), nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës, në Vërmicë, ka ardhur një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë me 4 persona, shtetas shqiptarë.

Gjatë kontrollimit dhe regjistrimit të dokumentave të personave dhe automjetit, në dokumentet që i janë prezantuar Policisë Kufitare, kishte të futur një kartëmonedhë prej 50 (pesëdhjetë) eurosh. Zyrtari policor i ka kërkuar personit të dijë pse janë këto të holla në dokumente, pasagjeri në ulësen e parë është përgjigjur se “këto të holla i ka vendosur pasi që kishte ndalesë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe me to t’i mundësohet hyrja”.
Gjatë kontrollit në sistemin e të dhënave të Policisë Kufitare është vërejtur që personi E.R, viti i lindjes, 1986, kishte ndalesë hyrje për pesë vite në Republikën e Kosovës.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Vërmicë, është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rasti ‘Dhënie e ryshfetit personit zyrtar’.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prizren.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here