Tentojnë të kryejnë punë me para të falsfikuara

0

Po shndërrohet në dukuri përpjekja e disa qytetarëve të Kosovës për të mashtruar me para fallso gjatë shitjblerjeve apo kryerjes së shërbimeve të ndryshme. Kështu sipas një raporti të Policisë së Kosovës, në Prishtinë dhe në Gjilan gjatë 24 orëshit të fundit 3 persona kanë tentuar të kryejnë punë me para të falsifikuara. Një femër në Prishtinë, punëtore në një kompani ka raportuar në polici se derisa ishte duke punuar, nga një femër tjetër kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Një femër arkëtare po në Prishtinë ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në arkë, një mashkull kishte dashur të bëjë një pagesë, mirëpo gjatë kontrollës është identifikuar një kartëmonedhë prej 50 € e dyshuar si e falsifikuar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka sekuestruar monedhën ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. Edhe në Gjilan një punëtore në filialën e një banke ka raportuar se gjatë numërimit të parave ka vrenjtur një kartëmonedhë prej 100€ që dyshohet të jetë e falsifikuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here