Tensionohet situata në Maqedoni

0

Eshtë tensionuar në orët e mbrëmjes situata para Qeverisë se Maqedonisë.

Mijera protestues të organizuar përmes rrjeteve sociale, jane tubuar perpara godinës qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Protestuesit kanë arritur të thejnë kordonin policor ,kanë ulur flamujtë shtetëror nga shtizat dhe po tentojne te futen në ndertesen e Qeverisë

Ata janë revoltuar ndaj Qeverise se kryeministrit Gruevski ,lidhur me fshehejn e vrasjes së një 21 vjecari maqedonas, që ndodhi disa vite me parë, audio incizime per te cilin rast, prezentoi sot lideri opozites maqedonase, Zoran Zaev.

 

Në bisedat telefonike, të cilat i publikoi Zaev, pretendon se dëgjohen kryeministri Gruevski dhe ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ,duke tentuar të fshehin vrasjen e të riut Martin Neshkovski, që është kryer nga një trupërojë e kryeminitrit maqedonas.

 

Numri i protestuesve nga çasti në çast vazhdon të rritet. Objekti i Qeverise ështe rrethuar nga forca të shumta policore.

Një pjestar i policisë ka dorezuar armën e uniformen dh u është bashkangjitur protestuesve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here