Tensione politike në mes Austrisë dhe Hungarisë

0
Ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë ka urdhëruar tërheqjen e ambasadorit në Hungari, Michael Zimmerman.
Paralelisht me këtë, shefi i diplomacisë austriake, Sebastian Kurz, ka pasur një bisedë telefonike me homologun hungarez, Peter Szijjart, të cilin e ka porositur se Vjena nuk do ta tolerojë pezullimin e parimeve themelore në lidhje me azilkërkuesit dhe ka theksuar se ky është një akt i papranueshëm. Kurz u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze që ta revokojnë pezullimin e Marrëveshjes së Dublinit dhe porositi se në të kundërtën kjo mund të ketë “pasoja negative”.
Marrëveshja e Dublinit parashikon që anëtarët e BE-së t’i kthejnë emigrantët e paligjshëm në vendin ku ata hynë në Union dhe që ky shtet anëtarë të jetë përgjegjës për përpunimin e kërkesave të tyre për azil. Azilkërkuesit në BE zakonisht hyjnë përmes Italisë dhe Hungarisë, ndërsa Hungaria ka njoftuar javën e kaluar se nuk do t’i pranojë mbrapa azilkërkuesit, të cilët përmes saj kanë hyrë në Austri dhe në vendet tjera të BE-së dhe se në kufirin me Serbinë do të vendosë murin e lartë për të parandaluar fluksin e emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga ai drejtim. (AA)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here