Tensione në mes Turqisë dhe Vatikanit

0

Turqia ka tërhequr ambasadorin e Vatikanit në Ankara pas komenteve të Papës i cili e cilësoi masakrën ndaj armenëve të ndodhur një shekull më parë si “gjenocid”, shkruan Reuters, i cili citon një zyrtar turk.

“Turqia ende nuk e ka komentuar zyrtarisht deklaratën e Papa Françeskut, por në shenjë pakënaqësie rreth deklaratave të tij, është tërhequr ambasadori nga Vatikani”, ka thënë ky zyrtar turk për Reuters, në kushte anonimiteti.

Ndryshe, Papa Françesku ka vlerësuar se vrasja masive e armenëve nga ushtarët otomanë, gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte “gjenocid”.

Ai gjatë meshës së sotme në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, duke e shënuar 100 vjetorin e kësaj tragjedie, ka thënë se “në shekullin e kaluar familja jonë njerëzore kishte jetuar nëpër tri tragjedi masive dhe të paprecedente: e para, që gjërësisht është konsideruar si gjenocidi i parë i shekullit 20-të, e goditi popullin tuaj armen”.

Me këto fjalë Papa Françesk e citoi deklaratën e paraardhësit të tij, Gjon Pali i Dytë, dhe patrikut armen në vitin 2000.

Turqia pranon se shumë të krishterë armenë janë vrarë në fillim të vitit 1915, kur Armenia ishte pjesë e perandorisë që sundohej nga Stambolli, por gjithnjë e përmend të dhënën se qindra mijëra turq po ashtu janë vrarë gjatë gjakderdhjes para 100 vjetësh./Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here