Temperaturat sot nga -6, deri 6 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të kemi mot me diell, ndërsa temperaturat minimale do të arrijnë në -6 gradë Celsius.

“Dita e premte do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare. Vranësirat më të theksuara do të shfaqen në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse në orët e para në ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius”, njofton IHKM.

Shtypja atmosferike, sipas IHKM-Ss mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme as ditën e premte. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here