Temperaturat minimale e maksimale sot në minus

0

Edhe këtë javë vazhdojnë ditë të akullta dhe acar, të mërkurën reshje më të qëndrueshme bore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten nën vlera mesatare. Minimalet nga -12C deri në -5C, e maksimalet nga -4C deri në -1C.

Në ditët e para të javës acari polar do të shtrihet mbi rajon duke zbritur temperaturat thellë nën vlera mesatare. Të hënën vende-vende reshjet e dobëta të borës do të vazhdojnë të bien.

Ditën e mërkurë një vorbull ciklonike nga Atlantiku verior me masa të ftohta arktike, pritet të depërtojë në jug të rajonit përmes Italisë, ku nën kushtet e favorshme, me masa të lagështa nga Mesdheu dhe të ftohtit e pranishëm në rajon, do të sjellë reshje më të qëndrueshme bore mbi tërë territorin e vendit, mirëpo që këto reshje nga dita e enjte pritet të pushojnë.

Ditëve në vijim, do të kemi një situatë meteorologjike më dinamike, e kohë pas kohe do të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të përmirësojë cilësinë e ajrit. Ditën e martë, që nuk parashihet të ketë erëra fuqishme, dhe nën shtypjen e lartë atmosferike, vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të rriten edhe në të pashëndetshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here