Televizioni kombëtar Top Channel ndihmon TV e Ulqinit

0

Televizioni  kombëtar Top Channel nga Shqipëri ka sjellur  dy kamera dhe disa  paisje  ndihmëse për TV e Ulqinit. Vlera e tyre  është  mbi 30 000 euro. Ky donacion u realizua  pas disa  kontakteve që Kryetari i Komunës së Ulqinit  Fatmir Gjeka pati me drejtues të TV Top Channel.

Pritet  që së shpejti  të mbërrijnë pulti i transmetimit dhe  pajisje të tjera. Në  ndërkohë  ka paralajmërime që ndihma  do të mbërrijnë dhe nga disa televizione të  tjerë në Shqipëri, nj;fton kabineti i kryetarit të komunës së Ulqinit.

Edhe me rastin e dorëzimit të  donacionit u tha që Top Chennel do të ndihmojë edhe në të ardhmen TV e Ulqinit.

Kryetari i Ulqinit  Fatmir Gjeka  i shprehu  falenderime të sinqerta  në emër të qytetarëve  të Ulqinit strukturave udhëheqëse  të Top Chennel dhe shpreson se  në një të ardhme të shpejtë TV në Ulqin të kompletohet me pajisjet e  nevojshme  për  fillim  nga puna.

Ekipi i TV Top Channel  gjatë  qëndrimit  në  qytetin tonë  realizoi disa intervista  dhe kuadro nga  pjesë të ndryshme  të  Ulqinit  që  edhe  me këtë rast  do  të   jetë   një reklamë e mirë  për  këtë fillim sezonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here