Telenovela latino-kubane

0

KUSHTRIM GASHI

Albini në letrën e tij, drejtuar aktvisiteve të vetëvendosjes ndër të tjera thoshte: “Ky vendim është i jashtëzakonshëm. Sepse unë i përkas një Lëvizjeje të jashtëzakonshme siҫ është VETËVENDOSJE! Unë s’kam qenë asnjëherë kryetar i zakonshëm. Dhe, tash, s’mund të jem zakonshëm kryetar”.
Po të analizosh mirë ketë pjesë, atëhëre secili nga ne do të mendojë se a’thua jemi duke jetuar në një vend normal dhe të zakonshëm, meq gjithçka qenka e jashtëzakonshme.
Në shtetet demokratike vendimet e jashtëzakonshme merren në rrethana jo normale, në raste të fatëkeqësive natyrore, luftrave, sulmeve nga jashtë, eh kështu me radhë.
Veprimtaria e VV-së ndahet në dy periudha: peridha para vitit 2010 dhe pas vitit 2010.

Në periudhen e parë, ka qënë një Lëvizje revolucionare, e cila ka pasur qëllim arritjen e Vetëvendosjes dhe mjetet që ka përdorur, krejtësisht kanë qënë jashtë institucionale.

Parim kryesor ka pasur, Jo negociata, vetëvendosje!
Pas vitit 2010, nga një lëvizje revolucionare dhe jashtë institucionale u shndërrua në një lëvizje të pushtetit, nga pushteti dhe për pushtetin. Parimi kryesor i saj u zëvendësua nga jo negociata, vetëvendosje! në jo vetëvendosje, po negociata.
Pra, Vetëvendosje shkeli të gjitha parimet për tu bërë pjesë e pushtetit.
Para tetë vitesh VV, në nëntor të vitit 2007 bënte fushatë për mos pjesmarrje në zgjedhje dhe shpërndante fletushka në të cilat shkruhej “Jo zgjedhje për parti, Referendum për liri”.
Në atë fletushkë i bëhej thirrje qytetarit të Kosovës së vota jote me 17 nëntor është : votë për parti e jo referendum, legjitimim të negociatave më Serbinë, pakon e Ahtisaarit (autonomi të gjerë nën Serbi).
Nuk vonojë shumë dhe në vitin 2010 kjo lëvizje muar pjesë në zgjedhje dhe rrjedhimisht u bë parti dhe pjesë e sistemit për të cilët Albin Kurti thoshte se janë e keqja e Kosovës.
Jo vetem kaq, por në vitin 2014 VV si pjesë e bllokut bënte “lufte” për ti udhëhequr negociatat, përkatësisht për legjitimim të negociateve më Serbinë, çfarë hipokrizie a po jo?
Kjo është VV e cila nuk zgjedh mjete e as metoda për të ardhur në pushtet.
Nese vetëvendosje qenka një lëvizje e jashtëzakonshme, atëherë rrjedhimisht rrethanat nuk qenkan normale, ashtu si do të duhej të ishin në një parti politike.
Nese Albini nuk paska qënë kryetar i zakonshëm, po Visari çfarë kryetari do të jetë, si dhe kur do të kthehet normaliteti në ketë lëvizje, meqënse gjithçka qenka e jashtëzakonshme.
Një parti e cila nuk ka arritë të krijojë rrethana normale brenda saj, atëhëre si do të mund që të udhëheq shetin normalisht?
Vendimin e Albin Kurtit për të mos rikandiduar për kryetar të VV mediat i dhanë një rëndësi të jashtëzakonshme, disa e quajtën termet, eh disa rrezik psr dobsim të VV, ndërsa disa të tjera si demokraci.

Por, asnjëra nga këto vlerësime nuk është i sakt sepse Albini u largua për tu rikthyer prapë dhe në vend të tij po vjen personi më i besueshëm i tij, i cili edhe po të dojë s’mund ta rrezikoj Albinin.

Albini prapë do ta ketë timonin e partisë, ndërsa Visari do të jetë kukull e tij.

Po të kandidonte Shpendi për kryetar, Albini assesi nuk do të hiqte dorë nga rikandidimi, që do të thotë se të vetmin rival në parti Albini e ka Shpendin dhe jo të tjerët.

Përndryshe e gjithe kjo “demokraci” që po eksporton VV nuk është asgjë tjetër pos një telenovelë latino-kubane.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here