Teksti i marrëveshjes Kosovë-Serbi për drejtësinë

0

Ky eshte teksti i marrëveshjes Kosovë-Serbi për drejtësinë, kopje e publikuar nga RTK-ja

Drejtësia
1. Ligjet e Kosovës do të aplikohen nga institucionet gjyqësore në përputhje me Marrëveshjen e Parë
2. Do të ketë një Gjykatë Themelore dhe një Zyrë të Prokurorisë Themelore për rajonin e Mitrovicës
3. Për Gjykatën Themelore të Mitrovicës do të jenë në shfrytëzim disa godina
4. Janë katër degë ekzistuese për Gjykatën Themelore të Mitrovicës në rajonin e Mitrovicës (Zubin Potok, Leposaviq, Skënderaj, Vushtrri)
5. Shumica e rasteve që vijnë nga komunat ku ndodhen degët do të gjykohen në ato degë, në përputhje me ligjin
6.Në Kosovë, Kryetari i Gjykatës Themelore është ai që cakton vend-gjykimet
7. Caktimi i rasteve për në prokurori bazohet në ekspertizë, specializim, në formimin personal dhe njohjen e zonës lokale, në përputhje me ligjet në Kosovë
8. Për shumicën e rasteve në Gjykatën Themelore, vendimi merret nga një gjyqtar i vetëm, në përputhje me ligjin
9. Të dyja palët do të përfaqësohen në të gjitha objektet e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Zyrës së Prokurorisë Themelore dhe njësisë së Gjykatës se Apelit në Mitrovicë
10. Shumica e punëtorëve në objektin e Gjykatës Themelore në Mitrovicën e veriut do të jenë serbë të Kosovës
11. Objekti i Gjykatës Themelore në Mitrovicën e veriut do të përbëhet nga:
-Njësiti i Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, i cili do të përbëhet nga 5 gjyqtarë serbë të Kosovës dhe 2 gjyqtarë shqiptarë
-Departamenti për krime serioze për tërë rajonin e Mitrovicës, i cili do të përbëhet nga 4 gjyqtarë serbë të Kosovës dhe 4 gjyqtarë shqiptarë
-Pjesa e departamentit të përgjithshëm që gjykon/trajton të gjitha veprat penale për Mitrovicën e veriut, Mitrovicën e jugut dhe Zvecanin
12. Objekti i dytë i Gjykatës Themelore të Mitrovicës do të përbëhet nga:
-Departamenti për të mitur për të gjithë rajonin e Mitrovicës
-Pjesa e departamentit të përgjithshëm që gjykon/trajton të gjitha çështje civile, deklarimet e pakontestuara, veprat penale të të miturve për Mitrovicën e veriut, Mitrovicën e jugut dhe Zveçanin.
Objekti i dytë do të jetë në Mitrovicën e jugut, në të ashtuquajturën ndërtesa e ‘Jugobankës’ ose në një objekt tjetër, për të cilin do të pajtohen të dyja palët.
13. Kryetar i Gjykatës Themelore do të jetë një serb i Kosovës nga Mitrovica
14. Kryeprokurori i Zyrës së Prokurorisë Themelore do të jetë shqiptar i Kosovës. Objekti ndodhet në Zyrën Administrative për Mitrovicën e veriut (MNAO), e cila ndodhet në Mahallën e Boshnjakëve ose në ndonjë objekt tjetër, për të cilin do të pajtohen të dyja palët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here