Të vrarët e Kumanovës diskutohet që të varrosen bashkë në Prishtinë

0

Të vrarët shqiptarë nga Kosova që i përkisnin grupit të armatosur që u konfrontua me Policinë e Maqedonisë në konfliktin e Kumanovës do të varrosen bashkë. Burime të portalit ONLINE nga familjarët e tyre anë thënë se sipas të gjitha gjasave varrimi do të bëhet në Varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. “Akoma janë duke diskutuar, ka mbetur që të pajtohet edhe një familje”, ka thënë burimi.  Javën e kaluar në një përplasje në Kumanovë mbeten të vrarë nëntë shqiptarë dhe tetë policë maqedonas.  Tridhjetë shqiptarë të tjerë janë arrestuar ndërkaq një lagje është shkatërruar.  Ndërkaq edhe OVL-UÇK prêt  që rëndësinë e kërkesës së tyre që të vrarët në konfliktin e Kumanovës ta kuptojnë të gjitha familjet e të vrarëve dhe të pranojnë që djemtë e tyre të varrosen si dëshmorë në varrezat e tyre në kryeqytet. Kështu ka thënë për mediat u.d. i OVL-UÇK-së, Smajl Elezaj. Ai ka treguar se për këtë do të merret vendimi përfundimtarë në ditët në vijim, kur edhe të përfundoj ekspertiza e viktimave që po kryet në Kosovë. “Ata duhet të varrosen në varrezat e dëshmorëve. Për këtë janë pajtuar një pjesë e familjeve. Presim që edhe familjet tjera të kuptojnë rëndësinë e kësaj. Ne ata duhet ti respektojmë ata djem si heronj dhe luftën e atyre trimave në Kumanovë e vlerësojmë si luftë kombëtare dhe do ta quajmë “Beteja e Kumanovës”, ka thënë Elezaj. Trupat e nëntë kosovarëve të vrarë atje janë sjellë në Kosovë të enjten, në orët vona të mbrëmjes dhe pritet të varrosën më ditët në vijim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here