Të veshur kuqezi, mësojnë shqip, televizioni italian kronikë speciale për shkollën shqipe në Itali

0

Televizioni italian Rai i ka kushtuar një kronikë të veçantë shkollës shqipe në Larino të Italisë.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka ndarë me ndjekësit e tij kronikën e televizionit italian.

Ai gjithashtu ka shkruar se projekti i shkollës shqipe në Itali ka për qëllim zbulimin e rrënjëve të shqiptarëve.

“Kronika e televizionit italian Rai, për shkollën shqipe në Larino. Ky projekt i komunës ka për qëllim mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e komunitetit shqiptar, një mënyrë kjo për të zbuluar rrënjët e tyre. #diasporashqiptare #unëjamshqiptar”, ka shkruar Majko.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here