Të shtëna para një xhamie në Francë, 5 të plagosur (VIDEO)

0

Tre ushtarë dhe dy civilë janë plagosur në qytetin francez Valencë. Ata ishin një patrullë ushtarake para një xhamie të cilën e ruanin, kur u është hapur zjarr nga një veturë. Siç shkruajnë mediat lokale, drejtuesi i veturës nuk ka dashur që të ndalojë kur i është thënë dhe ka lëvizur drejt ushtarëve të cilët e kanë gjuajtur. Në këtë incident janë lënduar drejtuesi i veturës dhe një person që gjendej me të si dhe tre ushtarë. Përveç kësaj thuhet se ka të lënduar edhe në mesin e besimtarëve.

Një ushtar e ka goditur vetura derisa një besimtar është qëlluar nga plumbi qorr, shkruan websajti “Dofine Libere”. Sipas mediave shoferi nuk kishte me vete lejen e qarkullimit dhe motivet për sulm deri më tani nuk janë të njohura. Ai është kapur dhe është dërguar në stacionin e Policisë.

https://www.youtube.com/watch?v=bI_mRb0fl8Q

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here