Të shikosh ndeshjen Shqipëri-Serbi nga ballkonet e banesave, më shtrenjtë se sa brenda stadiumit

0

Vështirësitë në gjetjen e një bilete për të parë Kombëtaren, duket se më tepër i kanë shqiptarët nga Kosova.

Mediat kosovare shkruajnë se në pamundësi të gjetjes së një biletë në stadiumin “Elbasan Arena”, në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Portugalisë, shumë tifozë nga Kosova u detyruan ta shihnin takimin nga ballkonet e apartamenteve pranë stadiumit.

Por, kjo duket se është kthyer në një mjet fitimi për pronarët e tyre që, i shesin shumë shtrenjtë “biletat” për të parë ndeshjen jashtë stadiumit.

“Ata po u mundësojnë tifozëve nga Kosova, që ndeshjet t’i shikojnë nga ballkonet e banesave të tyre, ku hyrja kushton më shtrenjtë sesa në stadium, rreth 30 euro”, shkruan gazeta “Zëri”.

Reagimi i mediave kosovare vjen në kohën kur FSHF-ja deklaroi se ka vendosur masa të rrepta për kontrollin e shitjes së biletave. Vetëm një ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, deklaroi se po bashkëpunohet me strukturat e Policisë së Shtetit për të pasur një kontroll sa të rreptë të atyre personave që do të pajisen me bileta.

Kjo sipas tyre bëhet për shkak të ndjeshmërisë që ka takimi i ardhshëm me Serbinë, në “Elbasan Arena”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here